Standard.al

Shkodër/ Nxënësit me mungesë tekstesh, libraritë sot pushim

Na ndajnë pak orë nga nisja e vitit të ri shkollor, por një pjesë e madhe e nxënësve të qarkut Shkodres rrezikojnë të ulen në banka pa libra. Dy libraritë e liçensuara për shitjen e teksteve shkollore kanë vendosur t’i bashkohen këtë të hënë ditës zyrtare të pushimit për Kurban Bajram.

Edhe pse prindërit i janë drejtuar dyerve të tyre për blerjen e teksteve, ato kanë qënë të kyçura. Prej ditësh radhët janë refreni i vetëm në këto pika të autorizuara, pasi edhe banorët nga Vau Dejësi e rrethinat duhet të udhëtojnë drejt Shkodres për blerjen e tyre, e duke mos arritur të kryejnë punë.

Fillimi i këtij viti shkollor po shoqërohet me vonesa ne shpërndarjen e librave, si ne qytet ashtu dhe ne fshatra. Ky shqetësim ka mbërritur deri ne Ministrinë e Arsimit, e cila ka nisur verifikimin e procedurave mes shtëpive botuese dhe librarive qe kane tërhequr kontingjentin e teksteve shkollore. Sipas disa informacioneve qe kane te bëjnë me ketë sektor, vonesat kane ardhur për faktin se librashitësit nuk mund ti shesin librat pa kuponin tatimor. Por ketë ata nuk mund ta përballojnë, pasi nëse do te hapnin disa pika shitje provizore, ne secilën prej tyre duhet me pare një kase fiskale, koston te cilave nuk e marrin përsipër.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.