Mjekët vejnë alarmin, kufjet e iPhone 7 janë të rrezikshme

0
227

Apple ka zëvendësuar kufjet e zakonshme me tel me ato me wireless në shpikjen e saj më të fundit: iPhone 7

Të ashtuquajturat AirPods kanë zgjuar shumë interes tek njerëzit – ato janë të cilësisë së lartë, rezistente ndaj ujit, të lehta për t’u mbajtur dhe nuk kanë nevojë për tela, shkruan “Daily Mail”.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, deklaroi gjatë prezantimit të iPhone 7 se këto kufje janë hapi i parë drejt të ardhmes së wireless-it.

Por, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pajisje mund të kenë një ndikim shkatërrues në shëndetin e njeriut.

Të fuqizuar nga teknologjia e Bluetooth-it, AirPods transmetojnë valë me intensitet të ulët në vesh. Studimet tregojnë se me kalimin kohës, këto valë dobësojnë barrierën ndërmjet gjakut dhe trurit, që është i rëndësishëm për të mbajtur larg toksinat kimike.

“Po luajmë me zjarrin”, tha dr. Joel Moskowitz, profesor tel Shkolla e Shëndetit Publik UC Berekely, për Daily Mail Online.

“Po vendosim afër trurit një pajisje që emeton valë. Është shumë e rrezikshme”.

Nuk është përcaktuar ende frekuenca ekzakte që këto kufje me Bluetooth emetojnë. Ndërkohë inxhinierët dhe drejtuesit e marketingut të Apple-it insistojnë se emetimet e valëve janë brenda rregullave të vendodura nga Komisioni Federal i Komunikacionit.

Dr. Leif Salford, një nga hulumtuesit shkencorë më të mëdhenj në botë në fushën e rrezatimit të telefonave celularë, thotë se celularët mund të jenë më të dëmshme nëse mbahen pak larg nga koka (kur flasim me zë të lartë) se sa kur e vendosim tek veshi (kur bëjmë ndonjë telefonatë)./standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency