“Messi i Shqipërisë”, konfiskohen pasuritë me vlerë 1 milion euro

0
340
Pas dënimit me 8 vite e 5 muaj nga drejtësia italiane, në korrik të këtij viti të narkotrafikantit shqiptar, Bledar Pejana, Guardia di Finanza e Breshias konfiskoi pasuritë e paluajtshme dhe shuma parash në emër të tij që arrinin vlerën e 1 milion eurove.
Pejana, i pagëzuar në mediat italiane me nofkën “Messi i Shqipërisë”, prej ngjashmërisë së tij me yllin argjentinas të futbollit, u kishte shpëtuar prangave disa herë, por u arrestua në Holandë në vitin 2014 dhe më pas u ekstradua në Itali.
Përpara se ta kapte, policia sekuestroi edhe një automjet luksoz, Range Roves, me vlerë 100 mijë euro, në pronësi të shqiptarit, ndërsa ky i fundit u arratis për herë të fundit për në veri të Europës.
Sipas hetuesve në vendin fqinj, ai ishte në krye të një organizate të trafikut të drogës që importonte nga Amerika e Jugut në Itali, më shumë se 200 kg kokainë në muaj.
Shqiptari shfrytëzonte lidhjet e tij në Lisbonë dhe Madrid për të futur drogën në Europë./tv klan
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency