Kukës/ Prishen 200 objekte pa leje, aksioni vijon

0
221

Në Kukës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkëpunim me Policinë Bashkiake vijon prej ditësh aksionin për shembjen e objekteve pa leje. Ndonëse po ndërhyhet në të gjtihë qytetin, nuk ka pasur kundërshti ndaj aksionit, ndërkohë që deri më tani janë shembur rreth 200 objekte.

Aksioni i nisur në qytetin e Kukësit, për prishjen e ndërtimeve pa leje  pranë pallateve të banimit, është mirëpritur prej banorëve, të cilët thonë se ndërhyrja duhet të ishte bërë më herët. Ky aksion sipas tyre, po i jep një tjetër pamje qytetit verilindor.

Gjatë aksionit, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka prishur rreth 200 objekte pa leje si mure rrethuese,kontinierë e garazhe.

Rrahman Dema,kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor: Çdo ndërtim i paligjshëm, çdo mur rrethues që ka zënë hapësirat publike do të hiqen njëherë e përgjithmonë. Deri tani janë prishur rreth 200 rrethime, mure, avllia, gardhe etj.

Ndërhyrja bëhet në kuadër të zbatimit të projekteve nga ana e Bashkisë Kukësit, dhe krijimit të hapësirave publike për qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency