Kreu i Kuvendit Ilir Meta, vizitë zyrtare në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

0
184

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, nisi sot një vizitë zyrtare parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, shoqëruar prej znj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme.

Delegacioni shqiptar u mirëprit në Parlamentin Britanik nga Zv. Kryetari i Dhomës së Ulët z. Lindsay Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me znj. Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë, Lord Bowness, Sekretar i Grupit të Miqësisë dhe Komisioneren Parlamentare për Standardet, znj. Kathryn Hudson.

14339933_10209056278437654_1206113084_o

Gjatë takimeve të ditës së parë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta nënvizoi me interlokutorët britanikë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë në BE.

Meta theksoi se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, të dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për krijimin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik duke shprehur njëkohësisht bindjen se anëtarët e grupit do të japin një kontribut të çmuar për forcimin e shkëmbimeve dhe kontakteve ndërparlamentare.

Gjatë mbrëmjes së parë, Presidenti i Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar, deputeti  Nigel Evans organizoi edhe një pritje të veçantë për nder të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit shqiptar.

14303957_10209056278117646_1213041446_o

Meta mbajti edhe një fjalë ku theksoi se dy Parlamentet kanë shumë punë për të bërë, jo vetëm në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve parlamentare, por gjithashtu në nxitjen e qeverive respektive për të punuar më ngushtë bashkë, veçanërisht në fushat e sigurisë, anti-terrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë, dhe sigurisht, në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me synimin për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore.

Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta :

Është kënaqësi e vërtetë të jem këtu në Londër, dua t’iu falënderoj shumë për ftesën tuaj dhe për prezencën tuaj këtu.

Dua të falënderoj në veçanti “British Group of the Inter Parliamentary Union” që e bëri këtë pritje të ngrohtë dhe këtë vizitë të frytshme në Londër, duke na dhënë një mundësi për të diskutuar me miqtë tanë britanikë se si të forcojmë marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Parlamentet tona kanë shumë punë për të bërë në këtë mes, jo vetëm në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve parlamentare, por gjithashtu në nxitjen e qeverive respektive për të punuar më ngushtë bashkë, veçanërisht në fushat e sigurisë, anti-terrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë, dhe sigurisht, në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me synimin për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore.

Thënë kjo, grupi i sapokrijuar “All Party Albania” këtu në Parlamentin e Britanisë së Madhe mund të bëjë shumë në këtë drejtim.

Ne u jemi shumë mirënjohës për krijimin e këtij grupi dhe dua të falënderoj znj. Moone dhe Lord Bowness si edhe parlamentarët e tjerë që pranuan të formonin këtë grup parlamentar. Gjithashtu, falënderoj z. John Grogan, një mik i vjetër i Shqipërisë, për kontributin e tij të vyer për këtë nismë.

Ne ardhëm në Londër bashkë me Arta Daden, ish-Ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme jo vetëm për të festuar këtë miqësi dhe respekt të përbashkët mes popujve tanë, por edhe për diskutuar më konkretisht se si duhet vazhduar përpara mes bashkëpunimin bilateral.

Ne jemi dy vende evropiane (edhe pse ju jeni duke dalë nga BE-ja, ndërsa ne jemi të vendosur për t’u bërë pjesë e unionit) dhe jemi dy vende anëtare të NATO-s.

Ne ndajmë të njëjtat vlera demokratike, tolerancë fetare dhe të njëjtat interesa në aspektin e sigurisë evropiane, terrorizmit ndërkombëtar dhe infrastrukturës së krimit të organizuar.

Dhe ajo çka është më e rëndësishme, Shqipëria përfaqëson një mundësi të mirë për investitorët britanikë në fushat e turizmit, energjisë si edhe fusha të tjera, ndërsa britanikët që vizitojnë Shqipërinë gjithmonë gjejnë një vend miqësor, i vendosur për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit, dhe për më tepër një vend pragmatik evropian i hapur për biznesin.

Edhe një herë faleminderit z. Evans për këtë pritje të ngrohtë. Shpresojmë që shumë shpejt të jetë radha jonë të mirëpresim ju dhe një delegacion parlamentar britanik në Tiranë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency