Justifikimi i rradhës i Lindita Nikollës: Kemi vetëm 216 ankesa

0

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha sot se zyrtarisht janë bërë vetëm 216 ankimime nga maturanët për të drejtën e studimit në universitetet shtetërore.

Duke dhënë shifrat sot për çdo universitet të vendit, Nikolla deklaroi se shifra e ulët për 36 mijë aplikus në tërësi hedh poshtë pretendimet për padrejtësitë e bëra maturantëve.  Ministrja ka ftuar maturantët që të aplikojnë sërish për në fazën e dytë.

Me qindra maturantë flasin për penalizime dhe për mungesë transparence. Ministrja Nikolla tha se janë vetëm 216 ankimime. Ajo nuk shpjegoi se ç’mesatare kanë këta maturantë që janë ankuar, por tha se edhe në fazën e dytë kanë mbetur vende në degë të rëndësishme ku ata mund të regjistrohen. Edhe për këtë nuk dha shifra. Mungesa e transparencës është një ndër kritikat më të forta që po merr ajo në këtë proces.