Ja kur është vrarë mashkulli që u gjet i masakruar

0

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me kufomën e gjetur në Selitë të Tiranës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:00 të paradites së sotme dhe sipas saj, dyshohet se është prej 1 viti aty.

“Rreth orës 11:00, në Kodër Selitë, është gjetur një trup të cilit i mungonin disa gjymtyrë, i skeletizuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur.

Nga veprimet proceduriale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës. Trupi i gjendur u dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.