Hëna shkaktare e mbytjes së Titanikut?

0

 

Nje shekull pas tragjedise se Titanikut, shkencetaret kane gjetur nje fajtor te “papritur” per mbytjen e anijes: Henen. Te gjithe ata qe e njohin historine e mbytjes se superanijes se 100 viteve me pare, e dine se ajo erdhi per shkak te perplasjes me nje ajsberg.

“Nje lidhje qe ekziston mes Henes dhe levizjes se ajsbergeve shpjegon se pse nje numer i pazakonte i copave te akullit u gjend ne rrugen e Titanikut naten e 15 prillit 1912”, thote Donald Olson, fizikan ne Universitetin e Teksasit.

Qe nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, ne te cilen vdiqen 1517 persona, studiuesit jane munduar te kuptojne se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmerimet per ajsberge ne zonen ku do te kalonte anija.
Ai ishte kapiteni me me pervoje i Ëhite Star Line dhe i kishte rene kryq e terthor disa here Atlantikut te Veriut e njihej si lundertar i kujdesshem.

“Ajsberget e Groenlandes si ai qe goditi Titanikun zakonisht ngecin ne ujerat e ceketa te Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund te levizin drejt jugut pa u shkrire mjaftueshem qe dallget te munden t’i levizin”, thote Olson.

Pra si ka mundesi qe nje numer i madh ajsbergesh gjendeshin ne “rrugen” e anijeve, ne ujerat e jugut.

Ekipi i shkencetareve u mbeshtet ne spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se nje afrim i pazakonte i Henes ne janar te 1912-s mund te kete shkaktuar dallge aq te larta saqe shume ajsberge jane shkeputur nga Groenlanda dhe kane levizur pa e ndryshuar madhesine drejt ujerave ku kalonin anijet.
Olson thote se nje here ne shume kohe, Hena dhe Dielli vendosen ne nje linje te tille qe forcat e tyre gravitacionale forcojne njera-tjetren. Ne ate kohe, Hena kishte largesine me te vogel nga Toka ne 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi ne 6 minuta te henes se plote. Per me teper, afersia me e madhe e Tokes me Diellin ishte shenuar pikerisht nje dite me pare. Nje konfigurim i tille rriti efektin e Henes ne oqeane.

Sipas studimit te Olson, ajsbergu qe u fut ne ujerat ku lundronte Titaniku mund te jete shkeputur nga Groenlanda ne janar te 1912-s. Dallget e larta te batices, te shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kane mundesuar ajsbergeve mberritjen ne ujerat ku lundronte Titaniku.
Shkencetaret qe kryen studimin shfajesojne kapitenin Smith (edhe pse nje shekull me vonese) per vendosmerine e tij per te lundruar naten e 15 prillit. Si nje njohes i mire i detit, ai nuk kishte arsye te besonte se ajsberget qe do t’i shfaqeshin perpara ishin aq te medhenj dhe te shumte ne numer.

“Ne terma astronomike, mundesite qe te krijohej nje kombinim i tille ishin 1 mbi….le te themi nje shifer astronomike”, perfundon drejtuesi i ekipit qe kreu studimin, i cili do te publikohet ne prill ne revisten “Sky & Telescope”.