Standard.al

Tabaku: Po presim me qetësi fitoren. Policia presion mbi qytetarët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehu shqetësimin për procesin  e votimit në Dibër. Në një deklaratë për mediat ajo tha se policia ka ushtruar presion ndaj qytetarëve, ndërsa theksoi se me qetësi opozita po pret rezultatin dhe fitoren e Sherefedin Shehut.

Tabaku: Janë evidentuar 17 raste të fotografuara. Qindra raste të tjera janë denoncuar në lidhje me shit-blerjen e votës.Policia e cila ka qenë në krah të mbrojtjes për kriminelët që kanë qenë në mbështetje të kandidatit të mazhorancës, kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve. Opozita e bashkuar në mbështetje edhe nga qytetarët e Dibrës sot tregoi se asnjë kriminel, asnjë thes me mille nuk mund ta cënojnë votën e qytetarëve të Dibrës. Ne sot me qytetari votuam, identifikuam rastet dhe me qetësi dhe mature po presim rezultet dhe fitoren e Sherefedin Shehut./ora

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.