Milan turpërohet në shtëpi nga Udineze

0
145

Milani ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, duke vërtetuar se projekti i sapofilluar nga Vinçenco Montela, ka ende shumë rrugë për të bërë dhe se për këtë sezon, tifozët e kësaj skuadre duhet t’i harrojnë objektivat e rëndësishëm.

Në ndeshjen e sotme kundër Udinezes, të dy skuadrat regjistruan raste për të shënuar, ndërsa për kuqezinjtë e Milanit, Sosa iu afrua shumë rrugës së rrjetës duke goditur traversën në pjesën e parë të takimit./panoramasport

Milan - Udinese

Por në fund të ndeshjes, i vetmi që arriti të dërgonte topin në rrjetë ishte Perica i Udinezes kur regjistrohej minuta e 88-të, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij me suksesin 1-0 në një fushë shumë të vështirë.

Ndeshjet e luajtura sot

Bolonja-Kaljari 2-1

23’ Verdi, 74’ Di Françesko / 83’ Bruno Alvesh

Atalanta-Torino 2-1

56’ Masielo, 82’ (p) Kesi / 54′ Iago Falke

Kievo-Lacio 1-1

51’ Gamberini  / 54′ De Vrij

Milan-Udineze 0-1

88′ Perica

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency