Standard.al

Mëngjeset e Nora Istrefit, shikoni çfarë bën Roberti për të (Foto)

Nuk qenë të pakta aludimet se Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha po kalonin një periudhë krize në çift, por me gjithë kundërshtimin e çiftit dhe lëvizjet e tyre edhe në rrjetet sociale, askush nuk duhet të ketë më dyshime. Ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë, së bashku me të voglën e tyre Renee. Prej disa muajsh, mësohet se Nora dhe Roberti janë futur në shtëpinë e tyre të re. Bashkë me shumë projekte të reja nga muzika, edhe disa momente të ëmbla të jetës private, Nora ka filluar t’i ndajë më shumë me fansat e saj në rrjetet sociale.

Edhe këtë mëngjes, ajo ka postuar në Snapchatin e saj një çast nga mëngjesi i gëzueshëm i familjes. Ndërsa vogëlushja Renee vazhdon me të vetën të luajë nëpër shtëpi, Roberti ka përgatitur mëngjesin për dy zonjushat e tij të shtëpisë. Ka njeri më shumë dyshime për çiftin e famshëm të showbiz-it?

Galeri fotografike

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.