Dibër/ Koalicioni Vëzhgues Vendor: Zgjedhjet patën probleme

0
261

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka bërë një pasqyrim të situatës së procesit të votimit në Dibër dhe të mbylljes së këtij procesi. Koalicioni ka vërejtur disa parregullsi.

KVV po monitoron procesin. KVV konstaton dhe përshëndet që klima e qetë ka vazhduar edhe në mbylljen e qendrave të votimit. Koalicion konstaton se prezenca e përfaqësuesve politike ka qene e lartë, por kjo nuk ka ndikuar. KVV nga vëzhguasit ka siguruar se para mbylljes procesi i votimit ka pasur edhe një seri problematikash që janë vertetuar. Në QV 10 94 ka pasur bllokim procesi nga 17:30-18:00 për kerkesën e një voturesi për të votuar për familjen. Në vijim është dekelaruar në disa qendra votimi ka pasur problem me furnzimin me energji elektrike.

Ajo që ka qenë interesante në qenderen e votimi 1101 ka pasur rast për fotografim vote. Në përgjithësi Qv janë mbyllur konform ligjit dhe ka pasur disa qendra votimi që e kanë mbyllur më parë me pretendimin se nuk ka pasur njerëz dhe radhë. 1189 në Kastriot ka pasur prani të personave të paautorizuar në QV. Kjo ka qenë karakteristike edhe kur kanë filluar procedura e mbylljes së votimit.

Komisionerët kanë operuar shpejt. Deri në orën 21:30 janë dorëzuar 115 kuti dhe priten 3 kuti nga Lura.

Nuk ka ndonjë problematike që të bllokojë procesin. I vetmi problem është që vëzhguresit nuk lejohen brenda për të parë dorëzimin e materialeve. Bëjmë apel që vëzhguesit të lejohen.

Grupet e numërimit duhet të jenë të kujdesshëm që mos krijojnë situata të tilla për të ndërruar në minutat e fundit për të vonuar procesin e numërimit” – thuhet në deklaratën e KVV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency