Berisha:Këta janë kushërinjtë Habilaj me skafin e Tahirit, ja ku janë dhe parcelat me drogë

0
406

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, fotot e personave që ai thotë se janë kushërinjtë e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Kushërinjtë Habilaj, sipas deputetit demokrat, janë njëri nga dy klanet më kryesore të kultivimit dhe trafiku të drogës në qarkun e Vlorës. Sipas tij ata mbrohen direkt në këtë veprimtari të paligjshme nga ministri Tahiri, që Berisha e quan skafist dhe trafikant.

Në fotot e publikuara prej tij, Berisha thotë se kushërinjtë Habilaj ndodhen në skafin e ministrit Tahiri. Ndërsa më tej, ai ka postuar edhe disa foto që shfaqin parcela të mbjella me lëndë narkotike, për të cilat akuzon pikërisht ata.

“Habilajt, tezaket famoz te Saje qorrit me skafin e tij. Habilajt e Saje qorrit jane njeri nga dy klantet me kryesore te kultivimit dhe trafikut te droges ne qarkun e Vlores dhe mbrohen direkt nga ministri skafist e trafikant Saje qorri”, – shkruan Berisha.

14333155-650523375108573-4885975194297856389-n_1473614014-6906874 14317616-650523165108594-2524489501777353928-n_1473614015-4689067 14237733-650523271775250-8323556283906182900-n_1473614014-1036602 14224736-650523415108569-1945365083868305810-n_1473614014-8049748 14344130-650523595108551-1229918496401367936-n_1473614015-7040330

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency