3000 euro për tu futur direkt në Universitetin e Sporteve, ja denoncimi

0
252

 

Nëj tjetër denoncim është bërë sot nga ish-kryeministri Berisha ku  thuhet se, “pranimet në Universitetin e Sporteve bëhen vetëm pasi i jep 3000 euro në dorë sekserit!

Vlerësimet e testeve fizike bëhen në salla te mbyllura me dyer dhe dritare me grila!”.

“Një konkurruese që kishte paguar gjobën, komisioni, nga kenaqësia, i shkruan një rezultat botëror në kartonin e rezultatit te tij?!?!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij.

Ja denoncimi i bërë nga ish-kryeministri Berisha:

“Pershendetje z. Berisha! Jeni nder politikanet e pakte qe po demaskoni paudhesite dhe poshtersite e ketij pushteti kriminel, kembe e koke. Si shume shqiptare te tjere dua te denancoj korrupsionin e paskrupullt qe po bejet ne universitetet shqiptare. Flas per nje rast qe e kam perjetuar vete.

Femija im konkuroi tek Universiteti i Sporteve ne Tirane. Zhvilloi stervitje per nje kohe te gjate kundrejt pages qe iu dha instruktorit, (pedagog ne UST). Para se te fillonte konkurimi, mu paraqiten shume seksere, te cilet ishin lidhur me dy dekanet e fakulteteve te UST, per te paguar 3 mije euro per fitimin e konkursit. Une nuk pranova, pasi nuk kisha aq para dhe djali im paraqitej shume mire si me mesatare dhe me normat ne stervitje.

-Nuk ke per te fituar gje me keto qe pretendon, -me thane sekseret. I pyeta se si do te realizohej nese une jepja leket? -Shume thjeshte, me thane sekseret. -Edhe nese djali juaj e ben per 50 sekonda cirkuidin, ne kartonin qe ka konkuruesi dhe tek blloku do te vendoset nje rezultat 37 ose 38 sekonda. Dhe vertete ashtu behej. Vitin e kaluar, u lejuan prinderit, per te vezhguar femijet, brenda salles zhvillohej konkurimi, ndersa kete vit, cdo gje ishte hermetike.

Prinderit nuk u lejuan te futen brenda, por edhe dritaret ishin te bllokuara me perde. Ambjenti ruhej me police. Komisioni shenonte piket sipas listepageses se derguar nga sekseret. Dua tju tregoj nje rast qe ndodhi gjate konkurimit:

Nje konkurues, i cili kishte paguar gjoben, doli nga dera e palestres, pasi kishte “konkurruar” me kartonin e rezultatit ne dore, por u prapsua menjehere nga komisioni, pasi gabimisht i kishin shenuar ne karton nje rezultat qe thyente rekord boteror, 34 sekonda. Dhe me pas u shenua nje rezultat me te pranueshem, per te fituar konkursin. Kjo qe po ju shkruaj eshte krejtesisht e vertete. Emri dua te mbetet anonim.”

sfsfsfsd

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency