Zgjedhjet në Dibër, trajnohen edhe punonjësit e policisë për ruajtien fizike të objekteve zgjedhore

0
217

Policia e Dibrës ka përfunduar sot paradite instuktazhin me punonjësit e policisë që janë të planizuar për ruajtien fizike të  objekteve zgjedhore që janë të përcaktuara për tu kryer procesi i votimit.

Në instruktazh ka marrë pjesë Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Gjovalin Loka si dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj.

Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për  detyrat që ka në këtë fazë të procesit  si dhe është paisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.

Marrja në ruajtie e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur Grupi i drejtimit për menaxhimin e  procesit zgjedhor  përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces.

Në bashkinë Dibër  janë 118 Qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie.

Gjithashtu   janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency