WhatsApp kopjon nga Snapchat, ja cfarë do të jetë risia e fundit

0
265

Versioni më i fundit i WhatsAp Android beta po shton një numër cilësish, të cilat do të bëjnë shpërndarjen e imazheve me miqtë tuaj, një eksperiencë më argëtuese dhe pak të ngjashme me Snapchat. Në këtë version ofrohej mundësia për të vizatuar mbi një imazh dhe për të ngjitur në të ikona, ashtu si edhe në Snapchat dhe në Instagram Stories, të cilët kanë funksione të ngjashme. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e emoji janë krejtësisht identike. Emoji­të e dërguara do të jenë më të mëdha. Në fillim WhatsApp e bëri këtë vetëm me zemrën por tani do ta aplikojë këtë tek të gjithë emoji­të. Një i tillë i vetëm është i madh, ndërsa të tjerët e dërguar pas tij, fillojnë dhe zvogëlohen progresivisht deri sa të bëhen katër. Një cilësi tjetër që po ofron WhatsApp është edhe pseudo­flash më anë të së cilës mund të ndriçoni fotot tuaja të bërë në errësirë, percjell krokodili. Për të provuar veçoritë e reja duhet të jeni pjesë e programit WhatsApp beta, por që gjithsesi do të përhapet gjerësisht së shpejti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency