Urdhri i Infermierit: Procedurat e regjistrimit në Provim të Shtetit

0
176

Brenda këtij muaji nisin regjistrimet për të zhvilluar Provimin e Shtetit, test i detyrueshëm për një sërë profesionistësh, pa të cilin nuk mund të ushtrojnë profesionin. Urdhri i Infermierëve sqaron se për infermierët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e imazherisë, teknik laboratori dhe logopedi, pas kryerjes tre muaj praktikë profesionale, regjistrimi për të kryer Provimin e Shtetit nis më 19,20,21 shtator. Urdhri i Infermierit apelon për  dorëzim të  librezave të praktikës, në mënyrë që të bëhet konfirmimi i pjesëmarrjes në Provim të Shtetit, i cili do të mbahet përgjatë muajve tetor-nëntor 2016.

Regjistrimi

Të gjithë kandidatët /kandidatet që mbarojnë një program Bachelor në degët “Infermieri”, “Mami”, “Fizioterapi”, “Teknik imazherie”, “Teknik laboratori” dhe “Logopedi”-pasi realizojnë tre muaj praktike me mbikëqyrje nga Urdhri i Infermierëve Shqiptarë dhe fitojnë testin e praktikës (VAP), duhet t’iu nënshtrohen Provimit të Shtetit për të ushtruar profesionin. Për këtë do të jetë Urdhri që bën regjistrimin e tyre për në AKP. “Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 19,20,21 Shtator 2016, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Tetor 2016. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet; kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike, fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave, fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit si dhe Librezën e Praktikës,”-sqaron Urdhri i Infermierit.

Datat

Për datat e realizimit të VAP do të jenë nga data 24-28 tetor 2016, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (d.m.th. direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

Ripërtëritësit

Gjithashtu në datë  22,23,26 tetor  2016 bëhen edhe konfirmimet e pjesëmarrjes për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar këtë  dokumentacion, përkatësisht një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon, fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave, fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit. Edhe kandidatët e regjistruar në qarqe të tjera mund të vijnë të bëjnë konfirmimin në zyrat qendrore në Tiranë nëse e kanë të pamundur të shkojnë aty ku kanë bërë regjistrimin fillestar.

Testi

Testi i provimit të shtetit në total përmban 50 pyetje me alternativa, që kanë të bëjnë me profesionin e kandidatët që po testohet. Në ditët në vijim AKP-ja do të publikojë emrat e kandidatëve në mënyrë që ata të bëjnë verifikimin nëse janë korrektë, si dhe të informohen se kur është data e saktë që ata do hyjnë në provimin e shtetit. Kandidatët që e kalojnë me sukses këtë provim kanë të drejtën që të pajisen me licencën e ushtrimit të profesionit.

Pjesëmarrja në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë këto dokumente:

  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave;
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit;
  • Librezën e Praktikës.

Përsëritësit e Provimit të Shtetit duhet të dorëzojnë dokumentacion :

  • Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe e listës së notave;
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency