Tmerr në Ganë, mbyllnin gratë në kafaz dhe i akuzonin për shtriga

0
245

Komisionari i lartë britanik për Ganën ka urdhëruar mbylljen e pesë kampeve ku jetonin femrat e akuzuara për shtrigëri.

“Mbetet fakti që shtrigat nuk ekzistojnë. Disa njerëz mendojnë se ato gra, në kampet e tilla, janë të paktën në një vend të sigurt, e jo të maltretuara, sikur që mund të ishin në fshatra të tjera”, deklaroi ish-ambasadori britanik në Kil.

Komisionari i lartë britanik për Ganën ka apeluar te Qeveria për mbylljen e kampeve ku jetojnë të të ashtuquajturat shtriga dhe që këta banorë të reintegrohen në shoqëri. Në një takim me autoritetet e Ganës, Jon Benjamin, apeloi te Qeveria për ta demantuar mitin se shtrigat ekzistojnë dhe për kthimin e mijëra grave dhe fëmijëve në fshatrat e veta. “Personalisht, unë besoj se në shekullin XXI është koha që të themi haptazi se nuk ekziston diçka që quhet shtrigë dhe për ta kritikuar këtë praktikë, e cila përdorë shprehje të tilla për t’i dehumanizuar femrat e ndjeshme”, deklaroi Benjamin, duke theksuar se pikëpamjet e tij ishin vetëm të tijat, e jo të Qeverisë britanike. Gjatë fjalimit, Benjamin, i cili ka shërbyer në këtë shtet afrikan që nga viti 2014, thotë se në qytetet rreth Kukos, në veri të Ganës, gjendeshin rreth 800 ‘shtriga’ dhe 500 fëmijë. Ai po ashtu tha në një takim të mbajtur në gusht, se mbajtja e femrave dhe të të miturve në rrethana të tilla, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Mbyllja e kampeve

Njëri nga kampet e tilla ishte mbyllur në vitin 2014, falë ndihmës së organizatës bamirëse britanike, “Action Aid”, por planet për mbylljen e qendrave të tjera ishin penguar nga fshatarët, të cilët frikësoheshin nga shtrigëria dhe nga autoritetet, të cilat frikësohen se, nëse këto gra kthehen në komunitetet e tyre, do të ballafaqohen me dhunë, apo edhe me vrasje. Përkundër asaj se u pajtua me frikën e autoriteteve në lidhje me sigurinë, Benjamin vazhdoi që të angazhohej për mbylljen e këtyre kampeve. “Mbetet fakti që shtrigat nuk ekzistojnë. Disa njerëz mendojnë se, ato gra, në kampet e tilla, janë të paktën në një vend të sigurt, e jo të maltretuara, sikur që mund të ishin në fshatra të tjera”, deklaroi ish-ambasadori britanik në Kil. “Por, sikur njerëzit të mos etiketoheshin më parë si shtriga dhe të mos diskriminoheshin, në disa raste edhe me dhunë, atëherë ato as që do të kishin nevojë për ato kampe”. Banorët e këtyre kampeve jetojnë në kasolle nga balta, pa qasje ndaj pajisjeve esenciale sanitare dhe të shëndetit. Disa gra po ashtu janë mbajtur në fshatra të stilit të getos për dekada të tëra, thotë ajo që edhe vet ishte akuzuar për shtrigëri, Sano Kojo.

Rrëfimet e trishtuara të grave

Kojo, 70 vjeçe, ka jetuar në kamp që nga viti 1981, kur gjoja e kishte shtrënguar kushëririn e saj në gjoks, derisa ai kishte vdekur. “Njerëzit nuk mërziten fort për neve”, thotë ajo. “Po hyre njëherë këtu, atëherë të harrojnë që të gjithë”. Një banore tjetër e kampit, Asana, ishte dërguar në një kamp pasi që ish burri i saj i kishte qitur plastikë të shkrirë përmbi, derisa ishte në muajin e pestë të shtatzënësisë, pasi që ai kishte parë ëndërr se gruaja e tij ishte shtrigë. “Action Aid Ghana” ende është duke bërë presion për mbylljen e pesë kampeve të mbetura dhe për “reintegrimin e më shumë se 400 grave të abuzuara, në komunitetet e tyre”. ‘Që nga viti 2010, ne kemi reintegruar më shumë se 254 gra në komunitetet e tyre dhe jemi duke punuar me to kundër dërgimit të grave të tjera në kamp”, thotë drejtori Sumaila Abdul-Rahmen. “Besimi te ekzistimi i shtrigave është thellë i rrënjosur te kosmologjia tradicionale. Ai kërkon sensibilizimin dhe edukimin, për t’i dekurajuar akuzat”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency