Skandali në Bankën e Shqipërisë/ Ish-inspektorja:Guvernatori s’ngriti komitet auditimi, s’ka funksionuar asnjëherë

0
313

Ka qenë ish-inspektorja e Bankës në periudhën 2006-2011 Teuta Baleta, dëshmitare në procesin ndaj Elivar Golemit pasardhëses së saj,e cila ka hedhur dritë mbi një fakt  ku sipas sajë  komiteti i auditimit nuk ka funksionuar

 

Sejrie Baleta

 

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë mund të parandalohej dhe konstatohej me kohë nesë do të kish funksionuar komiteti i audititimi.  Ka qenë ish-inspektorja e Bankës në periudhën 2006-2011 Teuta Baleta, dëshmitare në procesin ndaj Elivar Golemit pasardhëses së saj,e cila ka hedhur dritë mbi një fakt të panjohur deri më tani si për publikun dhe për organin e akuzës. Sipas dëshmisë së Baletës ky institucion nuk është ngritur dhe s’ka funksionuar asnjëherë në Bankën e Shqipërisë dhe pse ishte një kërkesë e fondit momentar ndërkombëtar. Baleta po ashtu deklaroi se sa herë që konstatonte një parregullsi vendoste në dijeni këshillin mbikëqyrës dhe guvernatorin por dhe pse duhet të reagonin ata s’kanë marrë asnjëherë parasysh rekomandimet e saj në rolin e inspektorit të përgjithshëm përgjatë 5 viteve. Këtë dëshmi Teuta Baleta e bëri në seancën e kësaj të premte në procesin ndaj Ish Inspektores Elivar Golemi e cila është nën akuzë për shpërdorim detyre. Në këtë seancë do të administrohej dhe dëshmia e Ardian Bitraj por për shkak të mos funksionimit audio në sallën ku qëndrojnë të pandehurit kjo dëshmi u shty, ndërsa gjykata urdhëroi të rinjoftohet për tu pyetur si dëshmitare ish anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi.

Anëtarët e këshillit bankar sërisht në prokurori

Dalja në dritë e raportit sekret të KLSH ku evidentohen abuzime miliona euro në thesarin e Bankës së Shqipërisë, prej një jave ka vënë në lëvizje njësinë hetimore Task-Forcë. Prokurorët e kësaj njësie dy ditë më parë kanë këkuar nga zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, që tu vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që bën fjalë për procedurën e asgjësimit të kartëmonedhave gjatë periudhës 2010 deri në 2014,vit ky kur u zbulua dhe vjedhja në Thesarin e Shtetit. Në kërkesën e saj njësia hetimore Task-Forcë ka argumentuar se kërkon nga Banka e Shqipërisë që ti venë në dispozicion procesverbalet e hyrjes të kartëmonedhave që kishin si destinacion shkatërrimin e tyre. E njëjta kërkesë është bërë edhe për procesverbalet e likuidimit të shumave financiare që Banka e Shqipërisë i ka bërë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Njëherësh prokuroria kërkon dhe futjen në dosje të dokumenteve që flitet për rregulloret e Këshillit Mbikëqyrës që flasin për asgjësimin e kartëmonedhave, likuidimin e bankave, anëtarët e komisioneve që kryenin asgjësimin e parave gjatë periudhës vjetore nga 2010 deri në 2014.

Anëtarët
Në vijim të hetimeve të kësaj dosje e sapo iniciuar nga prokuroria e Tiranës, do thirren për të dëshmuar të gjithë anëtarët e këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është fjalë për persona që kanë shërbyer në këtë këshill nga viti 2010 deri në 2014, periudhë kjo kur Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në thesarin e Bankës së Shqipërisë ishte kryer një dëm financiar prej 21.5 milion euro. Kjo shifër ka dalë nga mënyra e likuidimit të bankave të nivelit të dytë. Burime pranë prokurorisë thanë se mes personave që do pyeten për këtë skandal do jetë dhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, mbi të cilin bien dyshime se ka favorizuar bankat e nivelit të dytë me rimbulsimin me 20 për qind më tepër të kartëmonedhave që ato dorëzonin në thesat për tu shkatëruar. Veç Fullanit do jetë ish-anëtari Ardian Civici, anëtari Dhori Kule, Ermelinda Meksi, Ela Golemi etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency