Pritet të nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore në Dibër në të gjitha Qendrat e Votimit

0
166

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që të nisë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha Qendrat e Votimit në këtë bashki, proces i cili do të nisë pas trajnimit të anëtarëve të Qendrave të Votimit.

Procesi i shpërndarjes fillimisht do të nisë për Qendrat e Votimit të zonave të largëta e më pas do të vijojë me ato që janë në territorin e qytetit.

Këto materiale zgjedhore do të shpërndahen nga anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve dhe përfaqësues nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të cilët do të njohin anëtarët me mënyrën sesi këto materiale do të hapen, mbyllen dhe si do regjistrohen votuesit që marrin pjesë apo detaje të tjera të procesit.

Në garë për kryebashkiakun e ri të Dibrës kandidojnë Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili është i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.

57 mijë e 18 zgjedhës nga të cilët 29.399 janë meshkuj dhe 27619 janë femra do të drejtohen në 118 Qendra Votimi të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative që përbëjnë bashkinë e madhe të Dibrës.

Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se në këtë bashki janë gjithsej 14 Njësi Administrative.

Administrimi i procesit zgjedhor do të kryhet në KZAZ numër 19 në Dibër, në të cilën shorti ka caktuar opozitën me katër anëtarë dhe maxhorancën me 3 anëtarë.

Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, të cilit iu publikua një video duke i kërkuar një vajze 20-vjeçe favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency