Ja kush është biznesmeni i dhunuar dhe si e kërcënuan atentatorët të ndërpriste punimet (FOTO)

0
199

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në kryqëzimin e Laknasit në Tiranë ku u dhunua një biznesmen palestinez, i cili njihet si ndërtues i disa resorteve, një prej të cilëve në Gjirin e Lalzit. Automjeti i tij u përplas për t’u ndalur e më pas biznesmeni u dhunua nga 4 shtetas me shkop bejsbolli sipas dëshmitarëve nga vendngjarja. Atij i është dhënë edhe një ultimatum sipas burimeve të Java News nga Policia. “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”, mësohet ti kenë thënë agresorët. Java News ka siguruar edhe foton ekskluzive nga vendngjarja ku shfaqet biznesmeni i dhunuar. Policia ka shpërndarë edhe një informacion paraprak për ngjarjen.

Ja njoftimi paraprak i Policisë:

Përplasja e dy automjeteve në kryqëzimin e Laknasit ka degjeneruar në një konfrontim të dhunshëm midis drejtuesve të dy mjeteve. “Më datë 10.09.2016, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”. Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat”, raporton Policia. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policise dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve

Screenshot_8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency