Foto/ Bill Clinton përsëri mes shqiptarëve…

0
306

Ish-Presidenti Bill Clinton u takua përsëri me shqiptaro-amerikanë, këtë javë, në shtëpinë e veprimtarit dhe biznesmenit të shquar shqiptaro-amerikan Sal Rusi, në New York. Ky është takimi i dytë fondmbledhës për fushatën presidenciale, në atë që njihet ndryshe si “Shtëpia e Bardhë” e Staten Island.

Takimi nuk ishte i hapur për median por informacionet në këtë shkrim janë nga pjesëmarrës të takimit, duke përfshirë edhe vetë botuesin e gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami. Gjatë një bisede me Presidentin Clinton, botuesi Bajrami i tregoi se gazeta shqiptare e Amerikës ishte e para që i bëri thirrje publike Hillary Clinton që të hynte në garë për Presidente.

Ish-Presidenti hapi tema që u interesojnë shqiptarëve. Clinton tregoi sesi kur ishte president bizneset e reja hapeshin në numër rekord në botë, ndërsa tani SHBA nuk ishte as në 10 më të mirat. Ndonëse dy të tretat e vendeve të reja të punës në këto dekada kanë ardhur nga biznesi i vogël, pak është bërë për ta ndihmuar.
Ai foli për legalizimin e emigrantëve pa dokumente. Pse të mos ligjërohen këtu ata që punojnë shumë, paguajnë taksa, respektojnë ligjet, rrisin fëmijët si amerikanë të vegjël dhe nuk bëjnë gjëra të këqia?
Clinton falenderoi shqiptarët për kontributin e tyre në SHBA, jo vetëm ekonomik por për mënyrën sesi e kanë pasuruar Amerikën./opinion

17235

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency