“Dosja Emiljano Shullazi”/ Kërcënoi Rektorin, gjykata refuzon lirimin. Lë në burg kushëririn e tij dhe Gilmando Danin

0
145

Prokuroria kërkoi të zgjasë hetimet ndaj Shullazit, pasi duhet të kryhen edhe shumë veprime të tjera hetimore, si: marrja në pyetje e gjyqtarëve të Durrësit, pyetja e kreut të Hipotekës së qytetit bregdetar, avokatëve që janë marrë me çështjen e pronësisë së ish-hotel “Vollgës”

 

Besar Bajraktaraj

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ditën e djeshme ka refuzuar ankimimin e Emiljano Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazit, për të mos zgjatur afatet e hetimit. Shullazi kërkonte në seancën gjyqësore ndryshim të masës së sigurisë. Tre gjyqtarët e kryesuar nga Dhimitër Lara e cilësuan të pabazuar në ligj kërkesën e avokatëve për mos zgjatjen e hetimit ndaj Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërkohë, në seancën gjyqësore për të akuzuarit Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani u la sërish masa “arrest me burg”. Sipas gjykatës, vendimi i Shkallës së Parë, që i jep të drejtë Prokurorisë për të vazhduar mbledhjen e provave ndaj Shullazit dhe “bandës” së tij, është i drejtë. Për këtë fakt, gjykata argumentoi se ankimi rrëzohet. Dy muaj pas këtij vendimi duhej që Krimet e Rënda të dëgjonin prokurorinë për ecurinë e hetimeve dhe provat shtesë që mund të kishte siguruar grupi i hetimit  dhe sipas avokatëve, për klientët e tyre nuk ka ende të dhëna shtesë hetimore, përveç atyre që u arrestuan në fillim. Disa ditë më parë ishte prokuroria, e cila gjatë dhënies së informacionit 2 mujor para gjyqtarit të masave, kërkoi të zgjasë hetimet ndaj Shullazit, pasi duhet të kryhen edhe shumë veprime të tjera hetimore. Mes tyre, marrja në pyetje e gjyqtarëve të Durrësit, pyetja e kreut të Hipotekës së qytetit bregdetar, avokatëve që janë marrë me çështjen e pronësisë së ish-hotel “Vollgës”. Gjithashtu do të pyeten pedagogë, të cilët shoqëronin rektorin Mynyr Koni në momentin e kërcënimit të tij nga Shullazi. Për këto veprime, Prokuroria i kërkoi kohë Gjykatës, e cila miratoi kërkesën për kryerjen e të gjitha këtyre veprimeve procedurale. Në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit nuk ishte i pranishëm Shullazi, apo bashkëpunëtorët e tij, të cilët u përfaqësuan nga avokatët. Emiljano Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohet për një sërë veprash penale të rënda, si grup i strukturuar kriminal, trafik droge, gjobëvënie ndaj disa biznesmenëve dhe kanosje për përfitimin e pronave. Emiljano Shullazit, u arrestua pas kërcënimeve që i bëri rektorit Mynyr Konit, në atë kohë dekan i Shkencave, duke e lënë sërish në burg. Së bashku me Shullazin më 17 prill u arrestuan edhe Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, pas një denoncimi për kërcënim, ndaj kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ku aktualisht ai mban këtë post. Ndërkohë, pas arrestimit, mbi të, zyrtarisht janë ngritur akuza për kërcënim dhe gjobëvënie, për të paktën dy raste biznesmenësh. Prej asaj kohe ata kanë mohuar kërcënimin e Konit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency