Do trafikonte drogë drejt Greqisë, arrestohet në Kapshticë i riu nga Laçi

0
171
foto ilustruese

Një person është prangosur nga policia kufitare e Kapshticës pasi ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike drejt Greqisë.

Paulin Rika, 31 vjeç, banues në fshatin Zhejë të Laçit, u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi gjatë patrullimit të policisë kufitare në hyrje të fshatit Vishocicë të Devollit, është kapur me lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i ushtruar ndaj të riut, në çantën personale të tij, në një qese plastike, i’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1 kg e 61.8 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Arrestimi i Rikës u bë në kushtet e flagrancës, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, ngelur në tentativë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency