Dibra në heshtje zgjedhore, ngrihet grupi i policëve për menaxhimin e 118 qendrave të votimit

0
190

Policia njofton se ka përfunduar sot paradite trajnimin e efektivëve që do të vendosen në qëndrat e votimit ditën e nesërme kur do të mbahen zgjedhjet për Bashkinë Dibër.

Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për  detyrat që ka në këtë fazë të procesit; po ashtu janë pajisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.

Marrja në ruajtje e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur një grup për menaxhimin e  procesit zgjedhor  përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces.

Në bashkinë Dibër  janë 118 qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu  janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency