Dhjetë pika për tu kthyer nderin e nëpërkëmbur maturantëve!

0
233

Artan Fuga

 

  1. Të gjithë maturantët që dëshirojnë të shkojnë në universitet, eshte e mundur ? Po, është krejt e mundur.
    2. Seicili patjetër në njerën nga tre degë që përzgjedh? Po është e mundur.
    3. Cdo i futur në universitet, ka mundësi të ndjekë si mundësi së paku dy ose tre drejtime studimesh, jo një? Po, krejt e mundur.
    4. Kapacitet e universiteteve publike janë pa limit, kurse vazhdimi i kërkimi i kuotave nga shtetit bëhet për klientelën private? Po, sepse nuk ka kuptim tjetër, nuk mund që shteti të drejtojë klientët te privati. Absurde.
    5. Që studenti që hyn në universitet ta zgjedhi vetë kurrikulën e lëndëve universitare dhe drejtimin e diplomimit? Po, krejt e mundur. Universiteti nuk është kazermë.
    6. A ka mundësi që cdo maturant ta shohi e verifikojë vetë hap pas hapi procedurën e përzgjedhjes gjatë procesit pra ta kontrollojë atë personalisht on line? Po, krejt e mundur teknikisht.
    7. A është absurde që një maturanti t’i kërkohet të bëjë dhjetë përzgjedhje ? Krejt absurde. Eshtë njësoj si t’i thuash zgjidh se në fund më jep mundësi që çdo gjë që të jap e ke zgjedhur vetë ti.
    8. A i dëmton kjo edhe universitetet private? Po, sepse duke i detyruar të konkurrojnë jo në treg por në tavolinat e burokracisë, u jep mundësi klientëve të burokracisë të mundin të tjerët që nuk parapëlqehen prej saj. U thotë “Sus!” universiteteve private.
    9. Dëmton kjo procedurë e mbrapshtë kontaktin informativ të kandidatëve me degët ku duhet të shkojnë? Po. Ky shërbim mund të merret vetëm pranë universiteteve që privohen nga ligji të hyjnë në kontakt me të interesuarit.
    10. A mund të seleksionohen lëndë preferencale në vit të fundit? Jo, duhet qysh në sekondën e parë të vitit të parë të gjimnazit.

Sa kohë duhet të realizohen të gjitha këto?  Jo më shumë se tre muaj duheshin.  Më shumë seriozitet dhe zemër për rininë dhe respektimin e dëshirave të saj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency