Deputetja e LSI-së: Tre kleçkat e kaosit në universitete

0
201

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, deklaroi në studion e Ora News, se kleçka e ligjit të ri për arsimin e lartë do të ishte zbatimi i tij.

Ajo tha se kishte zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila kishte premtuar zgjidhje të problemit. Ajo deklaroi se mbase ishte i parakohshëm zbatimi i ligjit në fjalë.

“Shqetësimi ka qenë i madh dhe totalisht i justifikuar. Ndoshta ishte i parakohshëm zbatimi i këtij ligji. Nuk është e drejtë që gjimnazistëve t’i ndryshon rregullat gjatë një procesi. Në fakt kjo duhet të ndodhte për ata që filluan vitin e parë dhe mund t’u jepje informacion.

E dyta mos nxjerrja në kohë e akteve nënligjore që do ta bënte të zbatueshëm ligjin në mënyrë të drejtë. Pati vonesa shumë të mëdha në këtë drejtim. Ka pasur vështirësi për shkak se ligji ka ndryshuar çdo gjë, por mbase duhet të sillte reflektimin se ky nuk ishte momenti i duhur për zbatimin e këtij ligji.

 E treta ka të bëjë me faktin se ne ndryshuam në total ligjin për arsimin e lartë, ndërkohë që ligjin për arsimin parauniversitar e lamë të paprekur në pikën më kyçe të saj që lidhet me arsimin e lartë që ka të bëjë me provimet e maturës shtetërore. E gjithë kjo solli këtë kaos” – tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency