32-vjeçarja shqiptare në SHBA sulmon dy gra myslimane, mbështetëse e kandidatit presidencial Donald Trump

0
159

Një 32-vjeçare shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sulmuar dy gra myslimane në Bruklin, teksa këto të fundit kishin dalë shitje me fëmijët e tyre të mitur. Shqiptarja e quajtur Emirjeta Xhelili shty në rrugë gratë myslimane së bashku me karrocat e fëmijëve të tyre.

Ajo u kërkoi dy grave që të hiqnin shamitë nga koka. “Largohuni prej këtej. Larguni nga Amerika. Kjo është Amerika, ju nuk mund të jeni ndryshe nga ne”, iu drejtua Emirjeta Xhelili dy grave myslimane.

Emirjeta Xhelili u ndalua nga policia dhe duhet të paguajë 25 mijë Dollarë që të lirohet nga paraburgimi. 32-vjeçarja nga Shqipëria është emigrante në SHBA ku jeton prej vitesh.Ajo nuk ka precedent të mëparshëm penal dhe punon në një restorant italian. Emirjeta Xhelili ka shprehur hapur mbështetjen në rrjetet sociale ndaj kandidatit presidencial Donald Trump.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency