19 vjecari që “blen” followers dhe like: Luana Vjollcën e bëra me fansa, por refuzoi të më paguante

0
237

Virtualiteti është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme të çdo të riu dhe jo vetëm. Por, rrjetet sociale janë të rëndësishme veçanërisht kur je VIP. Teksa yjet e showbiz-it “luftojnë” kush e kush të jetë më popullor dhe të ketë më shumë fansa, pak e dinë që punën për ta e bëjnë persona të tretë. Stiljano Kananaj është një prej tyre. Djali 19-vjeçar njihet mes personazheve VIP si menaxhuesi i faqeve të tyre online, nganjëherë edhe si krijuesi dhe personi që i bën faqet aktive dhe me shumë fansa.

Por cilat janë sekretet e “virtualitetit” dhe cilët janë emrat VIP që kanë blerë fansa prej tij? Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Stiljano zbulon të vërtetat.

Stiljano, çfarë ‘fanpage’-sh ke ndërtuar dhe menaxhuar dhe cilët janë personazhet që u ke shitur faqe me fansa apo të kanë kërkuar ndihmë?

Unë kam faqet e Einxhel Shkirës, Rudi Hizmos dhe Roza Latit. Ndërsa faqet që kam shitur janë e Kallashit, Luana Vjollcës dhe disa të tjerëve.

Sa kanë paguar Luana dhe Kallashi për faqet e tyre?

Në fakt, Luana refuzoi të paguante për faqen, nuk donte ta blinte. Ua bëre dhuratë? Luanës ia bleu një person tjetër. Unë e kisha çuar faqen e saj me 400 mijë fansa dhe e shita, ndërsa faqen e Kallashit me 100 mijë.

Si i menaxhon faqet e VIP-ve; u shton fansa, apo thjesht kujdesesh për komentet e mesazhet?

Iu shtoj fansa dhe kujdesem për komentet dhe mesazhet. Fotot, sapo i hedhin ato, unë i hedh në ‘fanpage’.

Ato i postojnë në “Instagram” ose “Facebook”, unë i hedh në faqet e tyre zyrtare të “Facebook”-ut. Sa shitet një faqe?

Për faqet që kam shitur jam shumë i kënaqur, sepse ka pagesa të kënaqshme. Një faqe me 100 mijë fansa kushton 600 euro, por varet nga aktiviteti. 600 euro kushtoi e Kallashit, ndërsa e Luanës 1.800 euro.

Si ke rënë në kontakt me personazhet?

Pse të kanë zgjedhur si menaxher? Einxhelit ia rrita si faqe dhe e pyeta nëse donte ta menaxhoja unë në emrin e saj. Edhe Roza Latit pak me zor, por pranoi.

Të njëjtën gjë edhe Rudi Hizmos. Po fansat, janë realë?

Po. Realiteti dallohet edhe te komentet e fansave. Kur fillon “Big Brother”, u hap faqe dhe ua shes, ose ma lënë mua në menaxhim. Kuptohet, personazhet e “Big Brother” nuk kanë shumë para ta blejnë, madje një prej tyre ma vodhi.

Cila? Marsuela e “Big Brother 8”. Praktikisht përdor identitetet e VIP-ve.

Deri tani, të ka denoncuar ndonjë prej tyre?

Jo, asnjë. E kanë kuptuar që është fitim.

Po me fansat e tyre, komunikon ti?

Ka mesazhe automatike, që i kanë shkruar vetë, por kryesisht shoh çfarë problemi kanë fansat dhe flas edhe unë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency