Përplasja e Titanëve, ja 10 derbit më të fuqishëm planetarë

0
183

Të shtunën në drekë ka vetëm një shfaqe. Në mënyrë të padiskutueshme, për gjatë të gjithë kësaj pauze të kombëtareve, ka patur vetëm një ndeshje kampionati për të menduar dhe pritur me ankth, me sytë të drejtuar nga “Old Trafford”, ajo mes Manchester United të Jose Mourinho’s dhe Manchester City të Pep Guardiola’s.

Një supersfidë për të cilën nuk janë të eksituar vetëm tifozët e dy ekipeve të Manchesterit, por e gjithë bota futbolldashëse. Falë afrimit të Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, kjo përballje ka fituar tashmë seriozisht interesimin në nivel ndërkombëtar.

Disa e kanë krahasuar me një telenovelë, me sytë të fokusuar te dy trajnerët, po aq sa dhe te ndeshja. Manchester United do të ndeshet të shtunën me Manchester City në Old Traford. Por, veç betejës mes Pep v Jose, është gjithashtu edhe përballja mes dy ekipeve më të shtrenjta që përballen me njëra tjetërën. Kjo është arsyeja pse tashmë mendohet se derbi i Manchesterit është më i rëndësishmi në botë. Ai jo vetëm që ka një shije lokale, por gjithashtu  përfaqëson edhe dy klubet më të pasura në Europë, të cilët po forcojnë muskujt e tyre në të njëjtën kohë. Ndeshja e të shtunës shënon takimin e parë nga shumë, mes United dhe City, për dominim në Angli, e më pas në Europë. El Clasico mund të ketë futbollistët më të mirë në botë për momentin, por a do t’i ketë më ata pas pesë vitesh? Gjithashtu për tu zhvilluar të shtunën është edhe derbi i vjetër i Glasgow mes Rangers dhe Celtic, për të parën herë në katër vite. Sipas “101 Great Goals”, dhjetë janë derbit më ikonike, pavarësisht se mund të mos gëzojnë konkretisht formën e tyre më të mirë, apo mund të hasin në kontestimin e tifozëve të ekipeve të tjera./telesport

El Clasico është derbi që ka aktualisht futbollistët më të mirë në botë.

10 derbit më të mëdhenj të planetit, sipas “101 Great Goals”

Derbi i Manchester. Manchester United v Manchester City El Clasico.

Barcelona v Real Madrid Superclasico.

River Plate v Boca Juniors

Derbi i Milanos. AC Milan v Inter Milan

Derbi Interkontinental.

Galatasaray v Fenerbahce

Derbi i Glasgow. Rangers v Celtic

Derbi i Merseyside.Liverpool v Everton

Derbi i Cairos. Al Ahly v Zamalek Derbi i armiqëve të përjetshëm. Olympiakos v Panathinaikos

Derbi i Londrës Veriore.

Arsenal v Tottenham

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency