Një turke në Galerinë e Arteve

0
212

 

turkja-216x320

Artistja e njohur turke Tulin Önat do të hapë një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 14 shtator deri më 2 tetor, nën kurimin e Beste Gürsu. Artistja Onat (lindur më 1946 në Stamboll), diplomuar për pikturë në 1971 nga Akademia Shtetërore e Arteve tё Bukura pёr Pikturё, në Stamboll, ka hapur 37 ekspozita vetjake, ka marrё pjesё nё mё shumё se 200 ekspozita kolektive brenda e jashtё Turqisë dhe është vlerësuar me mjaft çmime ndёrkombёtare. Veprat e saj gjenden tё eskpozuara nё njё sёrё muzeumesh e koleksionesh private. Kuratorja Beste Gürsu thekson se format abstrakte, thellёsia dhe efekti i ngjyrave, i pёrforcuar me punimet tre pёrmasore tё veprave tё Onat, ku muri nuk luan thjeshtё rolin e mbajtёsit, por pozicionohet si pjesё e tyre, zgjojnё te shikuesi emocion dhe dёshirёn pёr t’i prekur. Artisja do të jetë e pranishme këto ditë në Tiranë për të komunikuar me publikun që do të shohë veprat e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency