Kodi Rrugor/ Supergjobat për rripin e sigurimit, qytetarët: Nuk kemi asnjë informacion

0
2209

Nëse fëmija është nën 4 – vjeç, atëherë duhet të mbahet në sediljen e pasme vetëm me pajisje të posaçme fiksuese, ndërsa ato deri në moshën 12 – vjeç, mund të qëndrojnë në vend të parë, vetëm nëse kanë mbajtësen fiksuese

Mosrespektimi i mbajtjes së rripit të sigurimit si nga shoferi ashtu dhe nga pasagjerët po ndëshkohet me gjoba të larta nga ana e policisë. Ajo ka nisur aksionin duke vendosur supergjobat mbi drejtuesit e automjeteve që nuk mbajnë rripin e sigurimit. Por qytetarët theksojnë se ende nuk  nuk janë të informuar për këto ndryshime në Kodin Rrugor. Kodi i ri detyron vendosjen e rripit edhe nga pasagjerët, si në vendin e parë, por edhe në pjesën e pasme të makinës. Në të kundërt gjoba e parashikuar në rast të shkelje është nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Veç kësaj, e panjohura e madhe e ndryshimeve të reja mbeten ndëshkimet për rastet e fëmijëve. Nëse fëmija është nën 4 – vjeç, atëherë duhet të mbahet në sediljen e pasme vetëm me pajisje të posaçme fiksuese, ndërsa ato deri në moshën 12 – vjeç, mund të qëndrojnë në vend të parë, vetëm nëse kanë mbajtësen fiksuese. Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 – vjeç, përveç gjobës merr edhe masa administrative të pezullimit të lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. Dhjetëra drejtues automjetesh janë befasuar kur kanë parë të ndëshkohen nga gjobat e majme. Ata thonë se, si pasojë e mungesës së informacionit janë të paqartë përsa u përket pajisjeve fiksuese, që duhet të mbahen për fëmijët. Në këto katër vite, gjobat për rripin e sigurimit kanë ardhur në rritje. Në periudhën 2012, gjoba për mosvënie rripi ishte 250 deri në 1000 lekë, më pas, në 2013 – 2014 gjoba ishte 500 deri në 1500 lekë, ndërsa me ndryshimin e fundit, supergjobat janë 5000 deri në 15000 mijë lekë. Po ashtu është shtuar edhe masa administrative për pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, për mos përdorimin e rripit dhe pajisjes fiksuese për pasagjerët deri në 12-vjeç.

 

Rripi i sigurimit

Me ndryshimet në Kodin Rrugor, sa i përket ashpërsimit të gjobave për vendosjen e rripi të sigurimit, policia thotë se vijon fushatën sensibilizuese në terren. Në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se në mënyrë të veçantë, Policia Rrugore do vijojë fushatën sensibilizuese deri më datën 10 Shtator, ku do ketë vetëm këshillime dhe pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency