Kim Jong nuk i toleron shakatë, ja kërcënimi i radhës pas “Sony Pictures”

0
217
In this image taken from video North Korean leader Kim Jong Un, center, salutes during a military parade marking the 65th anniversary of the country's founding, Monday, Sept. 9, 2013, in Pyongyang, North Korea. (AP Photo/KRT via AP Video) TV OUT, NORTH KOREA OUT

Kim Jong Un nuk i pranon shakatë. Herën e fundit që diktatori e pa veten të ironizuar në komedinë me James Franco dhe Seth Rogen, Intervista, regjimi i tij kërcënoi Sony Pictures për të mos e shfaqur filmin. Tani, lideri absolutist korean, ka shpallur armiqësi ndaj humorit duke vendosur një masë ekstreme që ndalon sarkazmën në mbretërinë eremite me qëllim që të shkatërrojë mendimin ndryshe dhe të ndalojë talljet e ardhshme me figurën e tij.

The Independent raporton që zyrtarët e partisë së Koresë së Veriut kanë mbajtur disa takime masive në gjithë vendin për të njoftuar qytetarët që kritikat ndaj shtetit me deklarata indirekte dhe ironike si “Gjithë fajin e ka Amerika” do të jenë të jashtëligjshme dhe “të papranueshme”. Dhe pasojat për mosbindje ndaj këtij ligji nuk janë aspak për të qeshur: siç thotë shoqata jofitimprurëse Liberty në Korenë e Veriut, çdo kritikë ndaj qeverisë, përfshirë, me ç’kuptohet, edhe variantin koreanoverior të “Faleminderit, Obama”, “mjafton për të ‘zhdukur’ ty dhe familjen tënde nga shoqëria dhe për t’ju çuar në një kamp të burgosurish politikë.”

As shprehjet e zakonshme nuk janë të sigurta pas ndalesës së sarkazmës: Radio Free Asia raportoi që, gjatë njërit prej këtyre takimeve, partia ndaloi shprehjen e zakonshme  “një budalla që nuk mund të shohë botën e jashtme,” që regjimi mendon që shigjeton qëndrimin e Kim për të mos ndjekur festimet ndërkombëtare për fundin e Luftës II Botërore. (Edhe zyrtarët e partisë brenda shtetit hiperautoritar thuhet që janë “shokuar” nga vendimi i Kim.)

Që kur u nda nga jeta i ati, Kim Jong Il, i riu, Kim-i më robust është dalluar për rritjen e autoritarizmit të paraardhësit në nivele të reja shqetësuese. Në pesë vitet e para të drejtimit, Kim thuhet që ka ekzekutuar 7 herë më shumë njerëz sesa i ati gjatë 5 viteve të tij të para si lider suprem. Një zëvendësministër është djegur i gjallë me flakëhedhës dhe një tjetër, një fermer, është qëlluar për të dhënë një shembull pasi ai u përpoq të shpjegonte pse kishin ngordhur breshkat e tij. Koreja e Veriut është bërë gjithashtu më e guximshme në arenën ndërkombëtare, ku së fundmi ka gjuajtur tre raketa balistike në det, të fundit e disa provave të bëra gjatë vitit, ndërsa samiti ekonomik G20 ishte mbledhur në Kinën fqinje. Goditjet e suksesshme rritën alarmin, pas provës së mëparshme të dështuar vetëm pak çaste pas shkëputjes, një spektakël turpërues për regjimin e Kim-it, ose, siç Koreanët e Veriut tashmë nuk mund të thonë më “Gjithë fajin e ka Amerika”. /Class.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency