Babai i Pëllumb Marnikollaj rrëfen me detaje se çfarë i ka ndodhur të birit në shtetin grek

0
175

Nikoll Marnikollaj, babi i 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, rrëfen me detaje se çfarë i ka ndodhur të birit në shtetin grek, ndërsa thekson se do të vijojë të kërkojë drejtësi deri në momentin e fundit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon momentet e fundit të takimit me të birin dhe përgjigjet negative që merrte teksa kërkonte të dinte se ku ndodhej i biri.

Ju protestuat pranë ambasadës greke. Mendoni se autoritetet shqiptare dhe ato greke do t’u përgjigjen thirrjeve tuaja për zbardhje më të shpejtë të vdekjes së djalit tuaj si dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje?
Po, kam besim se do të zgjidhet.

Mund të na thoni se kur i keni humbur kontaktet me Pëllumbin dhe sa herë paraqitej ai në komisariatin grek?
Pëllumbi më datë 3 gusht është paraqitur në rajonin e policisë në Athinë, sepse e kishte detyrim një herë në muaj. Duhej të paraqitej çdo datë 1 deri më 5 të fillimit të muajit. Si çdo herë tjetër, ai shkoi vetëm. Ishte hera e katërt që shkonte paraqitej në komisariat. Shkonte çdo datë fikse, sepse kishte detyrime dhe kishte dëshirë që t’i mbyllte ato gjëra, që të mos kishte më probleme në të ardhmen.

Po për tri herët e tjera që është paraqitur në polici, ju ka treguar për ndonjë problem që mund të ketë pasur atje?
Jo, nuk na ka thënë asgjë më parë, sepse nëse do të na kishte thënë gjë, ne nuk do ta kishim lejuar që ai të shkonte i vetëm herët e tjera. Ai ka shkuar atje rreth orës 13:45 dhe kishte folur në telefon me vëllain, djalin tim tjetër, Tanin. I kishte thënë se ‘po shkoj të firmos, dhe sapo të dal prej andej po të marr sërish në telefon’. Djali, Tani e kishte pyetur nëse e kishte takuar avokatin dhe ai i kishte thënë ‘po’, dhe se nuk kishte asnjë lloj problemi. Djali ka pritur që Pëllumbi ta telefononte, por ai nuk u bë i gjallë për rreth 45 minuta. E ka telefonuar vetë Tani, por telefoni i ka dalë i fikur. I humbëm të gjitha kontaktet me të që nga ai moment.

Kemi biseduar me avokatin e tij dhe na tha se Pëllumbi nuk ishte në polici.

Në komisariat, e kanë pranuar se Pëllumbi ka shkuar për t’u paraqitur?
Tani e kanë pranuar, por ditët e para jo. Një herë thoshin ‘ka firmosur’ e një herë thoshin ‘jo’. Thoshin gjëra kontradiktore. 8 ditë më pas, djali im së bashku me dajën e tij mbërritën në Athinë në orën 8 të mëngjesit. Kanë telefonuar avokatin dhe ai një herë i thoshte ‘jam me pushime’ e një herë tjetër i thoshte ‘vij ju takoj, por jam larg’. Gjysmën e ditës e kanë kaluar duke pritur që të merrnin një informacion nga avokati për Pëllumbin. Ai një herë e hapte telefonin e herë jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency