Ky ekuacion matematik po çmend rrjetin, 90 % po gabojnë

0
509

Një ekuacion matematik i shprehur në figura po çmend përdoruesit e internetit. Kështu në figurën e mëposhtme janë të shprehura disa vlera në figura.

Mirëpo, ajo që të bie në sy, është se në mediat më prestigjoze, ushtrimi nuk është zgjidhur saktë, madje ka patur edhe nga ata që kanë thënë se nuk ka zgjidhje. A mund ta zgjidhni ju këtë ekuacion?

ZGJIDHJA Zgjidhja është thjeshtë, mjafton të vërehen me kujdes figurat. Te ushtrimi i parë thuhet se tre kuaj janë të barabartë me 30.

Pra në këtë mënyrë del se vlera e kalin është dhjetë. Në ushtrimin e dytë shkruhet se një kalë plus katër patkonj bëjnë 18. Duke ditur se vlera e kalit ishte 10, gjejmë edhe vlerën e patkonjve që bëjnë 8, ndërsa vlera e një patkoi të vetëm është 2. Në ushtrimin e tretë kemi dy patkonj minus dy çizme që janë të barabarta me 2. Ne dimë vlerën e një patkoi që ishte 2 atëherë nga kjo na del 4-2 baras me 2. Duke qenë se kemi dy çizme, vlera e një çizmeje i bie të jetë 1. Ushtrimi i fundit u kërkon përdoruesve të gjejnë se sa bëjnë një patkua plus një kalë shumëzim një çizme. Vlerat tashmë i kemi gjetur. Me rregullin e matematikës, duke qenë se nuk ka kllapa, kryet shumëzimi në fillim. Pra shumëzojmë kalin me patkoin, pra 10 herë 2 baras 20. Më pas e mbledhim këtë me çizmen, dhe del 21.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency