KUVEND/ Rama-Topallit: Ti aktron të ka zili dhe Tinka Kurti, Topalli: Seanca duhej të mbahej në ndonjë parcelë kanabisi

0
325

Deputetja demokrate Jozefina Topalli tha se askush nuk i beson deklaratat e kryeministrit për aksionet kundër kanabisit, pasi sipas saj, në mbarë vendin ka parcela me bimë narkotike. “Kjo seancë plenare duhet të ishte bërë në një parcelë kanabisi, se deputetët u dukën sikur kishin tymosur nga këto bimë. Të gjithë e dinë se në zonat e tyre a plasur kanabisi kudo. Në kuadrin e samitit që u zhvillua në Kinë, do kujtoja se Lutfi Dervishi thotë se kryeministri Rama nuk ka gënjyer për një premtim, “për 300 mijë vende pune”, pasi Shqipëria është mbushur plot me kanabis dhe janë punësuar shumë vetë. Ekonomia shkon njëherë mirë njëherë më dobët, por kanabisi do mbetet vatra juaj kryesore në qeverisjen tuaja”, tha Topalli.

Rama i përgjigjet Topallit

Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-kryeparlamentares Topalli lidhur me situatën e maturantëve dhe universiteteve. Rama i tha Topallit, e cila doli me fotografinë e polices që ngushëllonte maturanten në protestë.

“Ti Jozefinë, merr një foto nga “Jeta Osh Qejf” dhe bën qejf me të duke gënjyer. Ajo vajzë nuk e ka mesataren aq sa thuhet. Po sikur të dalë se e ka mesataren më të ulët dhe që ti gënjen? Aq bukur aktron sa të ka zili edhe Tinka Kurti, se jeni edhe të dyja nga Shkodra”, tha Rama.

Më tej ai sqaroi se asnjë maturant nuk do të mbetet pa të drejtë studimi. “Asnjë maturant s’do të mbetet pa të drejtë studimi.

Pse e them këtë? Janë 27 mijë kuota, nga këto 25 mijë në universitetin shtetëror dhe 22 mijë aplikantë. Kështu askush s’do të mbetet pa hyrë në universitet”, tha Rama. Ai më pas, lexoi disa nga rezultatet e maturësh shtetërore. “Çfarë t’i bëjmë ne Jozefinë, asaj vajzës me 9.8 mesataren, ku në 250 kuota që ka mjekësia janë të gjithë me 9.9. Çfrarë t’i bëjmë ne Jozefinë atij me mesatare 9.9 në Stomatologji, ku 45 të tjerët që kanë fituar janë me 10-ta. Ka një raund tjetër, Jozefinë, ku të zgjedhin më të mirët që kanë fituar në të gjitha degët do të lirojnë 9 degët e tjera”, tha Rama.

Fjala e Ramës në Kuvend

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se opozita po bën propagandë të shthurur me hashashin. Duke qëndruar tek akuzat e opozitës, kreu i Ekzekutivit theksoi se sipas PD-së, qeveria shkatërroi monopolin e drogës në Lazarat, për ta përhapur atë në gjithë Shqipërinë. Me tone ironike Rama shtoi se sot mori vesh që edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi disponon parcela me drogë në Pukë, ndërsa nuk ka dijeni për Pandeli Majkon. Ai tha më tej se Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë që menaxhohej politikish “Sipas atyre, ne, shkatërruam Lazaratin për të shkatërruar një monopol dhe për ta përhapur hashashin në gjithë Shqipërinë. Kjo është teza bazë. Sipas influencës së tyre (qeverisë), nga influenca ime, sot dëgjova se dhe Niko ka disa parcela në Pukë. Nuk e di për Pandin.”, tha Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency