Blushi: Rilindja në 3 vjet i fsheh dështimet duke përdorur Sali Berishën

0
190

-“Sa erdhi në pushtët Rama e nisi me shprehjen ‘burgu’. Ju kujtohet kur thoshte burg, burg, burg…? Dhe sa erdhi në pushtet burgosi ata që vidhnin energji, ata që ndërtonin pa leje, ata që shkelnin rregullat e qarkullimit… Por edhe liroi nga burgu shumë persona. Liroi shokët e tij dhe i futi deri në Parlament. Liroi vrasës, trafikant droge, prostitutash etj., etj. Nëse burgu do të shërbente për të nxitur Reformën, ai ka në plan dhe një njeri ta fusë në burg, Ilir Metën dhe besoj se këtë premtim do ta mbajë para se PS të hyjë në zgjedhje”, tha Blushi. Deputeti socialist Ben Blushi ka kritikuar ashpër të majtën në qeverisje duke i akuzuar së dështimet i fshehin duke përdorur Sali Berishën. Blushi deklaroi sot ne seancen e parlamentit se Rilindja në 3 vjet ka dështuar në çdo premtim që ka bërë për popullin dhe se është shndërruar në një evokacion. Duke shpjeguar, evokacionin, Blushi tha se: “A ka bërë Rilindja gjë të mirë në këto 3 vjet? A ka bërë Rilindja në këto 3 vjet që duhet? Rilindja ka bërë një gjë, ka bërë një evokacion. Evokacion do të thotë të krijosh, apo të thërresësh një fantazëm, rit, kult cfarëdo, Rilindja e ka këtë , thërret fantazmën e Saliut, cdo ditë, cdo vakt, në Dibër, Tiranë e kudo. E thërret Saliun si ndihmë, sa herë që nuk funksionon si duhet, sa herë ekonomia është e ulët, e kanë kthyer Saliun në problem. E shfaqet Saliu, ju vjen në sallë e ju ndihmon. Kjo vazhdon të ndodhë, si ta nxjerrim Saliun e të na shpëtojë të gjithëve. Ka për të ndodhur deri ditën e zgjedhjeve. Rilindja nuk heq dorë nga evokacioni, dhe Saliu nga Rilindja, Rilindja mendon se Saliu është një fantazëm, PD mendon se është një shpirt. Të dyja e kanë shpëtim.” “Ekspertët e qeverisë më kundërshtojnë sa herë flas për ekonominë. Thanë do kaloj në me 5% rritjen ekonomike në fund të mandatit, por jemi ne 2.5% në 3 vite qeverisje. Cfarë ndodhi këto 3 vjet. Disa javë më parë kur Cameron dha dorëheqjen pas brezit, një gjë më mbeti në mend, ky njeri që sot iku nga puna do mbahet mend se krijoi miliona vende pune për britanikët. A mund të thuhet kjo për ju? Në 3 vjet, mbajtëm premtimin për 300 mijë vende pune e tha në Jalë para atyre kalamajve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency