Shehu takohet me gratë dibrane: Punësim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse

0
148

Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu gjatë një takimi me grate dibrane premtoi mbështetje për to, sidomos në drejtim të punësimit.

Kandidati Shehu duke vlerësuar sakrificën e grave të kësaj zone për të përballuar situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë në këtë bashki, tha se punësimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse do të jenë në qendër të punës së tij, nesër si kryebashkiak i Dibrës.

Shehu tha gjithashtu edhe se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.

“Bashkia ka disa mundësi dhe ato do të shfrytëzohen maksimalisht që ju të keni një mundësi punësimi. Do të nxisim sipërmarrjen, atë që mund të bëjnë gratë këtu edhe administrata e bashkisë do të dominohet nga gratë dhe nga vajzat”, tha kandidati demokrat.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek familjet në nevojë ekstreme, Shehu tha se Bashkia do të marrë të gjitha masat që të paktën buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos u mungojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency