Merrnin ryshfet për provimet, arrestohen dy sekserët e Universitetit Bujqësor

0
233

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar dy ish-punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas skandalit të publikuar në emisionin ‘Fiks Fare’, nën akuzën e korrupsionit. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ranë Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë dhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish laburant në universitet. Ndalimi i tyre u bë për arsye se më datat 5 gusht në emisioni ‘Fiks Fare’, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive Nasufi dhe Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë ryshfet nga student të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqësor, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve. Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency