Tortë me mollë dhe marmalatë!

0
470

Ëmbëlsirë e shijshme, e thjeshtë për t’u gatuar…

Përbërësit:

-500 gram mollë golden

-160 gram miell 00

-150 gram gjalpë

-150 gram sheqer

-30 gram miell bajamesh

-8 gram maja për ëmbëlsira

-2 vezë

-një portokall

-Bukë e thekur e grirë (peksimadhe)

-Qumësht

-Marmelatë kajsie

-Kripë

 

Përgatitja:

Me anë të një rrahëse vezësh ose mikseri elektrik punoni gjalpin me sheqerin dhe dy të verdha vezësh derisa të merrni një shkumë (punojini të paktën 15 minuta), aromatizojeni me lëkurën e grirë të një portokalli, shtoni pak kripë dhe vazhdoni miksimin edhe për pak minuta të tjera; Më pas shtoni miellin 00 dhe majanë, 3 lugë qumësht dhe në fund të bardhat e vezëve të cilat i keni rrahur mirë dhe i keni bërë marengë.

Lyeni me gjalpë një tavë me diametër 26 cm dhe spërkateni me një lugë miell 00, një lugë miell bajamesh dhe një lugë peksimadhe. Hidhni përbërjen e krijuar në këtë tavë, dhe mbi sipërfqen e saj vendosni fetat e qëruara të mollëve. Në fund spërkateni me miellin e mbetur të bajameve, një lugë sheqer dhe piqeni për 40 minuta në 160 gradë.

Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet plotësisht para se ta hiqni nga tava dhe priteni në feta të cilat duhet t’i kompletoni me një lugë marmelatë kajsie (ose të ndonjë fruti tjetër që ju pëlqen).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency