Tajlandë/ Sulm me bombë në një shkollë, vriten babë e bijë (Foto)

0
156

Një burrë dhe vajza e tij pesëvjeçare sot para një shkolle fillore në Tajlandë pas një sulmi me bombë, momentin kur prindërit po i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, njoftojnë zyrtarët.

Ky është sulmi më i fundit i një seri sulmesh në jugun problematik.

Bomba shpërtheu në provincën Narathiwat, njërën nga tri provincave me shumicë myslimane në Tajlandën kryesisht budiste, ku një kryengritje separatiste ka filluar në vitin 2004.

Nga sulmi mbeten të vrarë një burrë dhe vajza e tij pesëvjeçare, njoftoi Komanda e Operacioneve të Sigurisë së Brendshme të Ushtrisë.

Tetë persona të tjeë janë lënduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency