Standard.al

Ministria e Arsimit publikon listën e fituesve në universitete, maturantët zhgënjehen nga rezultatet

Lista paraprake e fituesve në universitete për vitin akademik 2016-2017 u publikua një ditë më parë në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit. Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Histori-Filologjisë kanë publikuar emrat e studentëve të cilët janë fitues. Për të parë nëse jeni fitues, duhet të keni barkodin identifikues. Por rezultatet duket se kanë irrituar mijëra maturantë që kanë mbetur të zhgënjyer nga rezultatet që dha formula e re. Gjithsesi irritimi i tyre deri tani është shprehur vetëm në rrjetet sociale. Menjëherë pas publikimit të listës zyrtare nga Ministria e Arsimit, do të nisë edhe regjistrimi në Universitete.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.