“Kjo është mëmësia”, selfie me sytë me lot bëhet hit në rrjetet sociale (FOTO)

0
284

Të jesh nënë nuk është gjithmonë e lehtë. Historia e fundit vjen nga Aly Brothers, një nënë beqare amerikane e cila publikoi në Facebook, një fotografi selfie ku shihej me sytë me lot. “Asnjë filtër, asnjë fantazi, asnjë buzëkuq. Kjo është mëmësia, të jesh nënë kur je vetëm është edhe më e vështirë. Këto lot kanë nisur që nga supermarketi dhe zgjatën deri në shtëpi”, shkruan Aly në postimin e bërë. Ajo tregon se kishte marrë me vete dy fëmijët për të bërë pazar, pasi kishte kuptuar se kishte mbaruar qumështi, me të cilin do hanin mëngjesin. Dy fëmijët nisën të bënin teka, të hidhnin ushqim jashtë karrocës dhe të ziheshin, deri sa gjithë personat e pranishëm në supermarket i vunë re. “Njerëzit më fiksonin, më gjykonin, deri kur një zotëri u afrua dhe më tha ‘je shumë e re për dy fëmijë”, duke bërë që ajo të përfundojë në lot, shkruan noa.al. “Ata nuk dinë asgjë nga jeta ime, nuk e dinë që isha e martuar dhe m’u desh të ndahesha për shkak të abuzimeve dhe dhunës që pësoja. Nuk e dinë se sa e vështirë është të jesh një nënë beqare që duhet të kujdesesh për dy fëmijë”, shkruan ajo. Më pas ajo e mbyll postimin me një mesazh që ju drejtohet të gjithëve, “Nëse takoni një nënë beqare, mos e gjykoni. Dhe gjithë gratë që janë si unë, u them se ju kuptoj dhe ju kam përzemër”. Postimi siç raporton “Huffington Post”, u shpërnda me qindra herë, duke prekur shumë njerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency