Çifti bën “zbor” në një dyqan në Tiranë, por ajo çfarë harrojnë i merr në qafë (VIDEO

0
411

Një vjedhje në dukje spektakulare ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan në Medrese.

Një çift bashkëshortësh në bashkëpunim thuajse perfekt me njëri-tjetrin kanë vjedhur një telefon që mesa duket i përkiste pronarit të dyqanit të rrobave në tregun e Medresesë në Tiranë.

Por, çifti i skifterave nuk janë treguar shumë të zgjuar. Ata kanë harruar që në dyqan mund të kishte edhe kamera dhe çdo gjë e tyre do të pasqyrohej.

Pronari i dyqanit e ka dërguar videon pranë nesh si dhe ka thënë që kjo video ka shkuar edhe në polici. “Nuk mund ta pranoj, u bëj shërbim si klientë e ata vijnë e më vjedhin”, ka thënë ai për Jetaoshqef.al.