Autostrada Tiranë- Durrës/ Zgjerimi i rrugës, qeveria konfirmon se palmat që kushtuan 600 mijë USD do të hiqen

0
Trafik i renduar i makinave ne autostraden Tirane-Durres, nga dalja e Tiranes deri ne Kashar./r/n/r/nHeavy car traffic, along the higway Tirane-Durres.

4 kompanitë  private do mirëmbajnë rrugët kryesore, ku  kostoja do të jetë  128 mln euro dhe tenderi do të hapet më  16 shtator.

 

Sejrie Baleta

 

Qeveria ka gati projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës me tre korsi, ku parashikohet eleminimi i trafikut të makinave dhe lejim i shpejtësisë deri në 140 km në orë. Zgjerimi i rrugës ishte planifikuar nga qeveria që në zbatimin e projektit për gjelbërimin në Tiranë – Durrës. Për mbjelljen e palmave u shpenzuar 600 mijë USD në një kohë që qeveria e dinte se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm. Ministri në detyrë i Transportit Edmond Haxhinasto, theksoi ditën e djeshme  gjatë inspektimit të pikës doganore të hanit të hotit në Shkodër, se projekti në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ka si synim vetëm heqjen e palmave në funksion të zgjerimit të rrugës. Haxhinasto shpjegoi se projekti i përgatitur nga një studio prestigjioze me konsulencë të huaj, ka të bëjë me organizimin e të gjithë sistemit të transportit në zonën më intensive ekonomike. “ Projekti i cili është përgatitur nga një konculencë e huaj prestigjioze nuk ka të bëjë me projektin heqjes së palmave, ka të bëjë me organizimin e të gjithë sistemit të transportit në zonën më intensive ekonomike të Shqipërisë, që është zona midis Tiranës dhe Durrësit,  pra janë të gjithë ndërlidhjet, të gjithë mbikalimet, të gjitha lidhjet në funksion të biznesit, zonës ekonomike, lidhja me korridore të rëndësishme që ka Shqipëria, është një projekt shumë më i gjerë se sa zgjerimi i rrugës midis Tiranës dhe Durrësit” tha Haxhinasto. Ministri në detyrë i Transportit ishte në doganën e hanit të hoti, së bashku me homologun malazez Ivan Brajoviç, ku panë nga afër infrastrukturën e pikës së kalimit kufitar. Projekti parashikon tre korsi kalimi për secilën anë të rrugës dhe një zonë me trafikndarëse 2.6 m të gjërë. Në total, gjërësia e rrugës do të jetë 35.10 m dhe kjo do të bëhët për shkak të trafikut të lartë të makinave në këtë rrugë, duke e shndërruar autostradën Tiranë – Durrës në superstradë të kategorisë A1, raporton Panorama. Pas Rrugës së Kombit, qeveria ka parashikuar që rruga Tiranë – Durrës të jetë e dyta që do të jepet me konçension. Sipas strategjisë së qeverisë në taksimin e rrugëve rekomandoheshin dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qyettarët, tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,35 cent euro. Sipas tarifave të përcaktuara nga BERZH, një makinë pa tvsh që do të përshkojë këtë rrugë duhet të paguajë 0,17 cent sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro – pagesa maksimale.

4 kompanitë  private

Mirëmbajtja e segmenteve kryesorë të vendit nuk do të bëhet më nga Ministria e Transporteve por nga 4 kompani private. Qeveria do të hapë më 16 shtator tenderin për dhënien me kontratë te 4 kompani private mirëmbajtjen e 1400 kilometrash rrugë. Programi do të kushtojë 128 milionë euro dhe do financohet në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadrin e “Projektit të Bazuar të Rezultatet për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e rrugëve”. Bëhet fjalë për katër kontrata në segmentet Shkodër-Kukës, Dibër-Tiranë, Fier-Elbasan-Korçë, dhe Vlorë-Gjirokastër. Mësohet se 16 kompani kanë kaluar fazën parakualifikuese të tenderit. Mes tyre numërohen një numër i madh kompanish huaja, por edhe pesë kompani shqiptare që janë përfshirë në tender në bashkëpunim me shoqëri të huaja. Ato janë Gjoka, Gener 2, Geci, Albavia dhe Salillari. Shifra prej 128 milionë eurosh është e ulët duke parë se Ministria e Transporteve vlerëson që deri në vitin 2020 nevojiten 329 milionë euro për të siguruar kushtet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht përdoret për mirëmbajtje vetëm 25-30% e fondeve të nevojshme për të garantuar kushtet e duhura të rrugëve. Kjo shifër është më e vogël nga ajo që arkëton Qeveria çdo vit nga taksat që u mblidhen qytetarëve (si akciza e karburanteve apo taksa e qarkullimit). Qeveria shqiptare ka shpenzuar mesatarisht 2,914 euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë në vitin 2012, e cila është e pa mjatfuteshme dhe e ulët në krahasim me vendet e rajonit. Kosova në vitin 2011 ka shpenzuar 3,700 euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë, Bosnja 7,700 euro, ndërsa Serbia e Rumania mbi 9 mijë euro për kilometër. Programi 128 milionë euro vjen në çastin kur Qeveria ka bërë publike edhe planin për zgjerimin me tre korsi të Superstradës Tiranë Durrës, i cili vlerësohet se do të kushtojë 150 milionë euro.
Rrugët e papërfunduara

Ndërtimi i disa rrugëve në vend ka nisur që në vitin 2011, por 6 vite nuk kanë mjaftuar për t’i finalizuar. Taksat e qytetarëve shqiptarë nuk janë përkthyer në rrugë të përfunduara dhe të asfaltuara. Të tilla janë projektet e shumë përmendura në infrastrukturë, si legjenda, autostrada Tiranë – Elbasan, Rruga e Arbrit, Segmenti Korçë – Ersekë, ByPass – i Fier, Lin – Pogradec, ndërtimi i urave në Rrugën e Kombit, Bypass – i Shkodër, Nyja e Milotit etj. Për rrugën Tiranë –Elbasan, që bëhet fjalë për segmentin nga rrethrrotullimi qendrës tregtare TEG deri në hyrje të tunelit Elbasan, afati i përfundimit të punimeve është shtyrë disa herë. Edhe pse punimet kanë nisur që në vitin 2012, ato nuk kanë përfunduar ende, madje së fundmi përfundimi i punimeve është shtyrë sërish për në Qershorin e 2017. Aksi Korçë – Ersekë, ka nisur të ndërtohet që në vitin 2013 dhe duhej të kishte përfunduar në Qershor të 2015. Ende nuk është bërë segmenti nga Kamenica deri në Qafën e Qarrit dhe nuk dihet kur përfundojnë. Lin – Pogradec, ende ka pjesë të pa asfaltuar në dalje të qytetit të Pogradecit. Punimet për këtë rrugë niseë në vitin 2011 dhe duhej të kishin përfunduar në vitin 2013. Punimet nuk janë finalizuar as në Bypass -in Fier, ku punimet e nisura në 2013 – ën ishin parashikuar të mbylleshin në 2015 – ën. Ende punohet në segmentin nga Mbrostari në Levan. Asnjë shenjë punimesh nuk shihet për ndërtimin e urave në Rrugën e Kombit, Bypass -in perëndimor Shkodër dhe Nyjën e Milotit. Në Bypass -in Shkodër punimet janë pezulluar prej tre vitesh, për mungesë fondesh. Pa përfunduar ka mbetur edhe Rruga e Arbrit. Një segment prej 26.7 kilometrash është pa u tenderuar ende.