Zarkozi në gjyq për abuzime me fondet

0

Zyra e Prokurorit francez ka rekomanduar që ish-presidenti Nicolas Sarkozy të përballet me gjyqin për abuzime me fondet gjatë fushtës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

Deklarata pason një hetim të gjatë mbi akuzat  se partia e asaj kohe e Sarkozisë, UMP,  ka falsifikuar  llogaritë me qëllim fshehjen e 18 milionë eurove shpenzime gjatë 2012.

Sarkozi humbi garën presidenciale të atij viti përballë rivalit Francois Hollande, por shpreson që të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Sa u përket akuzave vetë Sarkozi është mbrojtur duke thënë se me fondet e fushatës merren vartësit e tij.

Rekomandimi i bërë nga prokuroria e  Parisit nuk është definitive, teksa një trupë gjyqësore duhet të marrë një vendim përfundimtar nëse Sarkozi duhet të dalë apo jo në gjyq.

Por prokurori i Parisit argumenton se si kandidat, Sarkozy ka qenë në fund të fundit përgjegjës për fushatën e tij  dhe në çdo rast ka gjithashtu prova të konsiderueshme se ai ishte paralajmëruar në kohë mbi rrezikun e kalimit të limiteve të shpenzimeve.

Të gjitha këto akuza dhe probleme ligjire janë hijet e errëta që rëndojnë mbi shpresat  e ish presidentit Sarkozi për tu rikthyer sërish në krye të pallatit elize.

Çështja kompromentuese njihet si skandali i Bygmalion.

Në qëndër është partia e Nicolas Sarkozi që aso kohe njihej me emrin UMP e cila akuzohet se në bashkëpunim me kompaninë PR ka fshehur kostot e fushatës elektorale të vitit 2012.

Shteti francez ka caktuar kufij në lidhje me shpenzimet e fushatave dhe dyshohet se firma Bygmailon ka derdhur të ardhura drejtpërdrejt në llogarinë e Sarkozisë duke i dhënë mundësinë që të shpenzojë më shumë se sa limiti i caktuar për fushatën e tij.

Disa prej pjestarëve të partisë UMP janë zyrtarisht nën akuzë, megjithëse ish presidenti Sarkozi ka deklaruar se nuk ka qënë në dijeni të  shpenzimit të paligjshëm të partisë së tij.

/Oranews.tv/

Lini nje pergjigje