Standard.al

U mbyll ndeshja Shqipëri – Maqedoni, ja kur do të luhet

0

Nga të dhënat paraprake mësohet se ndeshja për kualifikimet e Kampionatit Botëror Shqipëri-Maqedoni, do do të zhvillohet nesër. Mendohet që ora që do të luhen 15 minutat e mbetura mund të jetë 12:00-16:00

Është ndërprerë në minutën e ’75 takimi Shqipëri – Maqedoni, për shkak të stuhisë dhe motit të keq.

Takimi, që luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2018, u ndërpre me rezultatin 1 – 1.

Shqipëria kaloi e para në avantazh falë golit të Sadikut, në minutën e ‘9 të takimit.

Me nisjen e pjesës së dytë të sfidës erdhi dhe goli i barazimit nga ekipi maqedonas, i realizuar nga Alioski në minutën e ’51.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.