Superdrithë me shije të paharrueshme, dhe aromë të parezistuesshme

0

Nuk quhet kot orizi basmat “mbret i të gjitha llojeve të orizit”! Ky oriz ka aromë të parezistueshme lulesh të ëmbla, shije të paharrueshme dhe pasuri mineralesh dhe vitaminash.

Orizi basmat konsiderohet si “superdrithë”, duke pasur parasysh që përmban 8 aminothartina esenciale (gjë që e bën artikull ushqimor ideal për vegjetarianët), transmeton Telegrafi.

Përparësia më e madhe e këtij orizi, pos shijes së paharrueshme, është për shkak që koha e zierjes është shumë e shkurtër (deri në 15 minuta)!

Sipas raportit të Asociacionit të Diabetikëve të Kanadasë, orizi basmati ka indeks mesatar glikemik (energji, të cilën e liron më ngadalë organizmi kur e merr duke konsumuar orizin basmati), gjë që e bën artikull të përshtatshëm për diabetikët (në krahasim me llojet e tjera të orizit).

Orizi Basmati është i pasur në amide (mbi 75%), i varfër në proteina (6-7%). Proteinat e orizit kanë një vlerë biologjike diskrete, kanë pak prolaminë duke bërë kështu të pamundur formimin e glutinës.

Përmbajtja e lipideve është shumë e ulët (3%) ashtu si dhe ai ivitaminave dhe kripërave minerale.

Basmati të jep një ndjenjë ngopjeje edhe më të madhe se makaronat.Produkti në 100 g na furnizon me rreth 340 kalori ashtu si të gjitha varietetet e tjerë të orizit.

Ka përqindje të ulët të yndyrave në krahasim me llojet tjera të orizit (0.8 për 100 gr në krahasim me tipat tjerë që kanë 10-12 për 100 gr). Mbi të gjitha si oriz është ai që tretet më lehtë në krahasim me varietetet e tjera.

Absorbon lagështirën me shumë lehtësi, prandaj dhe duhet të mbyllet mirë si dhe të ruhet në vende të freskëta dhe të thata. Nuk është mirë të mbahet në frigorifer pasi bëhet i fortë dhe shumë i thatë.

Basmati është ndryshe nga varieteti klasik i orizit që kemi provuar deri tani në kuzhinat tona. Kokrrat e tij lihen të vjetrohen për një periudhë deri në gjashtë muaj dhe kjo është arsyeja që shija e saj është kaq e veçantë.

Është shumë i mirë nëse gatuhet me zarzavate dhe mishra të bardhë. Për të gjithë ata që pëlqejnë shijet e forta, mund të shoqërohet me salca soje dhe pure specash.

HF160415-how_to_cook_rice-step6_low

Si të përgatisim sa më mirë orizin basmati?

Kontrollojmë orizin nga papastërtitë dhe e masim duke e hedhur në një gotë. Zakonisht një gotë uji oriz është i mjaftueshëm për 4 persona, nëse e përdorim si garniturë, apo për 2 persona, nëse e përdorim si pjatë kryesore.

E hedhim në një enë të madhe dhe e lajmë nën ujë të ftohtë, të rrjedhshëm, disa herë derisa uji të rezultojë pothuajse transparent. Kjo ndihmon që të eliminohet sa më shumë niseshteja që ndodhet në sipërfaqen e kokrrave.

E lëmë të zbutet e mbuluar me ujë të ftohtë për të paktën 20 minuta (por edhe më shumë). Ky hap është mjaft i rëndësishëm, pasi bën që kokrrat e orizit të thithin ujë dhe të mos copëtohen e ngjiten gjatë zierjes. Gjithashtu zvogëlojnë ndjeshëm edhe kohën e gatimit.

E vendosim orizin në një kulluese deri në momentin që do ta gatuajmë.

Gatimi
Në një tenxhere hedhim 1 gotë e gjysmë ujë, për 1 gotë oriz, shtojmë kripën dhe sapo uji të fillojë të ziejë, shtojmë orizin duke e përzier vetëm një herë. Sapo orizi të marrë valë, ulim zjarrin dhe vazhdojmë gatimin derisa uji të shterojë plotësisht dhe të jenë formuar ato vrimat tipike.

E heqim nga zjarri, shtojmë copëzat e gjalpit (ose vajin e ullirit), dhe pa e përzier i vendosim kapakun duke e lënë kështu të “gatuhet” me avullin e tij edhe për të paktën 10 minuta (apo derisa ta shërbejmë).

Në momentin e servimit, i ndajmë kokrrat nga njëra-tjetra me ndihmën e një piruni dhe e vendosim në pjatë.

Sasia e ujit varet nga lloji i orizit: raporti mund të jetë 1:1, 1:1.5 apo 1:2. Këtë mund ta kuptoni vetëm me kalimin e kohës! /Telegrafi/

Lini nje pergjigje