Standard.al

Spanja fiton 8-0, Italia mposht me 10 lojtarë Izraelin (VIDEO)

0

Spanja e ka nisur shkëlqyeshëm fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duke fituar 8-0 ndaj Lihtenshtejnit. 2 gola u shënuan nga Diego kosta, 2 nga David Silva, 2 nga Alvaro Morata, 1 nga Serxhi Roberto dhe 1 nga Vitolo.

Ndërkohë Italia arriti një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë përballë Izraelit, duke luajtur për rreth 35 minuta me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kielinit. Golat për Italinë u shënuan nga Pele, Kandreva dhe Imobile, ndërsa për Izraelin shënoi Ben Haim.

Favoritët kryesorë të grupit ku bën pjesë dhe Shqipëria tashmë kryesojnë me nga 3 pikë, ndërsa do të mbetet për t’u parë nëse do t’u bashkëngjitet edhe Shqipëria kur të luhën minutat e mbetura të ndeshjes së ndërprerë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë./panoramasport

Grupi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.