Rita Ora: PO JAM REFUGJATE!

0
253

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, në kuadër të një fushate për ndihmë të refugjatëve në mbarë botën, ka rrëfyer eksperiencën e saj dhe të familjes si refugjatë të larguar nga Kosova. Në videon e shpërndarë në YouTube, Rita tregon se kur ishte në moshën 1-vjeçare, ajo dhe familja e saj u larguan nga Prishtina në prag të luftës dhe emigruan në Britani të Madhe. Rita tregon se si prindërit e saj kanë punuar dhe familja e saj tashmë ka biznese. “Unë jam refugjate”, thotë me krenari Rita.

Artistja shqiptare kurrë nuk e ka mohuar eksperiencën e saj dhe shumë shpesh nëpër emisione të ndryshme ka rrëfyer se si nga situata e papërshtatshme në Kosovë familja e saj është detyruar të lërë vendin. Më këtë video, Rita është bërë pjesë e nismës “I’ve Got #Refugenes”, ku kanë marrë pjesë dhe personalitete të tjerë të njohur si, Jamie Cullum, Bella Freud, Ben Elton dhe Neil Gaiman

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here